Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Forcat e KKE bllokojnë një tjetër ngarkesë lufte

Pasditen e ditës së premte 23/5, forcat e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) dhe Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE) bllokuan në zonën e Lavrios një autokolonë kamionësh që transportonin predha 155 mm të prodhuara në fabrikën «Hellenic Defense Systems» në zonën e Lavrios (Atikë) që përdoren në frontin e luftës në Ukrainë, duke kundërshtuar në mënyrë praktike përfshirjen e vendit në kasaphanën imperialiste të Ukrainës dhe rreziqet vdekjeprurëse që ajo paraqet për popullin. Autokolona e kamionëve, i cili kishte targa polake dhe ishte marrë me qira nga një kompani në Republikën Çeke, u detyrua të kthehej dhe të tërhiqej.

Njëkohësisht, forcat e KKE në zonën e Kalamarisë të Selanikut, gjatë tubimit të tyre jashtë një kampi ku janë të stacionuara forca ushtarake të SHBA-ve, bllokuan lëvizjen e një cisterne amerikane në qytetin e Selanikut, duke e bërë të qartë se populli grek nuk toleron praninë e vrasësve masivë të popullit në atdheun e tyre dhe se lufta për të mbyllur bazat ushtarake të SHBA/NATO do të forcohet.

Lavrio, Attica

Kalamaria, Thessaloniki

 

27.05.2025