Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Emigracioni dhe mërgimi nuk është një zgjidhje e «lirshme» në kushtet e shfrytëzimit kapitalist

Nga foltorja e Parlamentit, Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Dhimitri Kucubas, duke ndërhyrë gjatë diskutimit për projektligjin e turpshëm të Ministrisë së Emigracionit dhe Azilit, e cilësoi atë si “të turpshme, raciste dhe çnjerëzore”.

Dh. Kucubas theksoi ndër të tjera: «Ashtu siç është racist dhe çnjerëzor edhe Pakti i ri i BE-së për Emigracionin dhe Azilin, drejtimet e të cilit po përpiqeni t’i zbatoni. (…) Ky Pakt racist dhe çnjerëzor, që u votua së bashku me qeveritë socialdemokrate, neo-liberale dhe ekstremiste të djathta në BE, përbën – ashtu siç kishte theksuar që në fillim KKE– një hallkë të pandashme të ekonomisë së luftës dhe të përgatitjes ushtarake të BE-së. Për këtë arsye gjithashtu po shton shtypjen e egër, përndjekjen kundër viktimave të luftërave imperialiste dhe të barbarisë moderne kapitaliste. Bëhet fjalë për Paktin, të cilin e negocioi qeveria e SYRIZA-s dhe e votoi qeveria e ND bashkë me PASOK-un. (…)

Qëllimi i projektligjit, ashtu si edhe i politikës së përgjithshme barbare të BE-së dhe i qeverive për çështjen e Refugjatëve dhe të Emigrantëve, nuk është as mbrojtja e njerëzve të shkulur nga rrënjët e tyre, që u detyruan të braktisin vatrat e tyre, as mbrojtja e shoqërive nga presioni i emigracionit, nën mashtrimet ideologjike të «sigurisë» dhe «kohezionit shoqëror».

Siguria për popullin, para së gjithash sigurohet me shkëputjen e vendit nga kasaphana imperialiste që po zhvillohet në rajon, sigurohet me financimet që do të mbulojnë nevojat punëtore e popullore dhe jo me makinat e luftës së NATO-s. Edhe ju u përkisni qartë xhelatëve, të cilët nuk do t’i mbrojnë viktimat e tyre. (…)

(…) mijëra emigrantë që jetojnë dhe punojnë në Greqi prej vitesh, në punët më të rënda, konsiderohen të paligjshëm dhe tani kërcënohen me dënime burgimi. Për ju nuk ekziston asnjë arsye e veçantë që këta punëtorë të marrin leje qëndrimi, megjithëse bashkë me punëtorët grekë prodhojnë pasurinë e këtij vendi. (…)

Urrejtja raciste dhe ksenofobia midis popujve është element dhe shprehje e shtypjes së përgjithshme në kushtet e përgatitjes për luftë. Është plehu i terrorit dhe i frikës së popujve për t’u nënshtruar ndaj konkurrencave dhe planeve të rrezikshme imperialiste. (…) Cila është padrejtësia që kryejnë refugjatët dhe emigrantët e përndjekur? Cili është turpi moral i përpjekjes së tyre për t’u larguar nga bombat, shkatërrimi, mjerimi dhe uria?

Emigracioni dhe mërgimi nuk janë një «zgjedhje e lirshme» në kushtet e shfrytëzimit kapitalist. Këta njerëz nuk vijnë për turizëm. Burgosja e njerëzve që nuk kanë bërë asgjë të keqe është barbarizëm, kështu quhet. Me dënim të paktën dy vjet, që mund të arrijë deri në pesë vjet dhe madje pa pezullim, pra dënim më i rëndë se shumica e kundërvajtjeve të Kodit Penal.

Do ta mbushni vendin me burgje? Burgosja e fëmijëve, dëbimi i fëmijëve të pashoqëruar, pa garanci elementare sigurie, duke i kthyer ata pas te ferrit që i detyroi të largoheshin, është Mesjetare, rrënja e barbarisë. Nuk ka fjalë të tjera për këtë.

KKE mban qëndrim parimor në çështjen e emigracionit dhe refugjatëve, e cila është në ADN-në e këtij sistemi të kalbur dhe të korruptuar shfrytëzimi. Sepse emigracioni dhe refugjatët shkaktohen nga luftërat, nga shkatërrimi dhe plaçkitja e pasurisë së vendeve nga imperialistët, nga mjerimi dhe varfëria. Shpreh kontradiktat e pashërueshme dhe antagonizmat e pamëshirshme në ndarjen globale të punës për ndjekjen e çmimit të lirë për mallit e quajtur "fuqi pune".

Kërkojmë zbatimin e plotë të Konventës së Gjenevës për Refugjatët, kundër kuadrit të Bashkimit Evropian dhe Paktit të ri për Emigracionin dhe Azilin që po e shndërron vendin tonë në një depo shpirtrash njerëzorë.

Të ketë procedura të shpejta për dhënien e azilit dhe dokumenteve të udhëtimit, në mënyrë që njerëzit të mund të udhëtojnë në vendet e destinacionit të tyre të vërtetë.

Të jepen lejet e qëndrimit për të gjithë refugjatëve dhe emigrantëve që jetojnë dhe punojnë në vendin tonë.

Të zhvillohen programe gjithëpërfshirëse të integrimit social, për një jetë dinjitoze, akses në punë, shëndetësi dhe arsim, për mësimin e gjuhës, nën përgjegjësinë e shtetit dhe pa përfshirjen e OJQ-ve dhe individëve të ndryshëm privatë.

Të mbrohen të gjithë fëmijët.

Të plotësohen të gjitha boshllëqet, dhe shërbimet e azilit për emigrantët të pajisen me staf të përhershëm.

Mbështesim përpjekjet e përbashkëta shoqërore të punëtorëve grekë dhe emigrantë për jetë dhe punë me të drejta, përballë racizmit dhe helmit fashist.

I bëjmë thirrje popullit të forcojë luftën e tij kundër përfshirjes së vendit tonë në luftë dhe masakër, të shpallë solidaritetin e tij me të gjithë popujt që vuajnë nga sistemi imperialist, siç është populli i shumëvuajtur heroik Palestinez. Duke mbledhur forcat e tij për të luftuar betejën përfundimtare dhe për të marrë çelësat e qeverisjes, të pushtetit dhe ekonomisë në duart e veta, për të administruar pasurinë që prodhon vet, për të ndërtuar shtetin e vet punëtorë, popullor, me marrëveshje të dobishme reciproke me shtetet e tjera, me të gjitha vendet e botës, në rrugën e perspektivës socialiste, në një botë pa shfrytëzimin e njeriut nga njeriu, pa luftëra dhe çrrënjosje.

 

 

03.09.2025