Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Takim i Dh. Kucuba me Ministrin e Jashtëm të Kubës, Bruno Rodriguez Parrilla

Sekretari i Përgjithshëm i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Dhimitri Kucuba, u takua të shtunën 22 Prill, në selinë e Komitetit Qendror të Partisë, me Ministrin e Jashtëm të Kubës Bruno Eduardo Rodriguez Parrilla.

Pas takimit, Dhimitri Kucuba bëri deklaratën e mëposhtme për Mediat:


" Sot, këtu në selinë e Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) patëm një takim dhe diskutim shumë interesant me ministrin e Jashtëm të Kubës dhe njëkohësisht anëtar të Byrosë Politike të Partisë Komuniste të Kubës, si dhe me delegacionin e Partisë Kubane që viziton këto ditë Greqinë.
U bë një informim për situatën në Greqi, për rajonin këtu në Europë, si dhe për situatën në Kubë, në Amerikën Latine dhe në përgjithësi për situatën në botë. Biseduam mbi situatat e rrezikshme për paqen që krijohen në rajone të ndryshme të botës. 

koutsoumpas-yp.-eks.-kouvas-12

Informova z. ministër për zhvillimet në Bashkimin Europian (BE), për rrjedhën e krizës ekonomike në vendin tonë dhe në përgjithësi në Europë, si dhe për politikën e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) ashtu si ajo zhvillohet pas Kongresit të 20-të të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE). Shprehëm solidaritetin tonë ndaj popullit të Kubës, në luftën që ai bën për zhvillimin ekonomik të vendin e tij, kundër ndërhyrjeve imperialiste, kundër embargos, kundër të gjitha politikave që vështirësojnë jetën e popullit në Kubë. Në të njëjtën kohë shprehëm nevojën për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe midis partive tona, por edhe solidaritetit tonë internacional, në kuadër të takimeve ndërkombëtare të Partive Komuniste dhe Punëtore, në takimet e tjera rajonale, për paqen dhe progresin në vendet tona, në rajonet tona, në mbarë botën.
Do të vazhdojmë diskutimin, për këmbim mendimesh, solidariteti dhe miqësie midis Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) dhe Partisë Komuniste të Kubës, sidomos mes popullit grek dhe atij kuban". 


25.04.2017