Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

SHPALLJE E ZYRËS SË SHTYPIT TË K.Q PËR PROTESTAT NË FRANCË

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) shpreh solidaritetin e saj ndaj protestave masive të punonjësve, nxënësve, studentëve dhe forcave të tjera popullore, në javët e fundit në Francë, kundër politikës së çmimit shumë të shtrenjtë të karburanteve dhe ndaj taksimit të egër të tyre.

Kjo është vetëm një pjesë e politikës së egër klasore e anti-popullore e "vizionarit" Makron -i cili është partner i ngushtë i qeverisë SYRIZA-ANEL- dhe përbëjnë fjalën e fundit të së ashtuquajturës reforma e BE-së, që zbatohet në gjithë Europën. Vërtetohet më së miri se, kushdo që të jetë menaxher i një ekonomie që ka strategji shërbimin e kapitalit dhe kriter fitimin kapitalist, promovon masa të egra anti-punëtore në emër të "ekonomisë së gjelbër".

PK e Greqisë (KKE) dënon represionin e egër, shtetin policor kundër demonstruesve, shtypjen e aktivitetit sindikalist, në përgjithësi të së drejtave popullore nga qeveria Makron.

Populli Francez, popujt e Europës, sot e kanë mundësinë që të nxjerrin konkluzione. Klasa punëtore, populli, munden që në çdo vend të forcojnë orientimin antikapitalist antimonopolist të luftës së tyre dhe me aleancën e tyre sociale, të mënjanojnë manovrimet e qeverive, si dhe ato forca që përpiqen të kanalizojnë pakënaqësinë popullore për ta çuar atë në një shfryrje të shkurtër, pa dëme për sistemin kapitalist. Të izolojnë mekanizmat që “ngrohin vezën e gjarprit” të cilat janë bazë për çdo lloj provokacioni dhe shpifjeje kundër lëvizjes.

Kursi i  rindërtimit dhe emancipimit të lëvizjes punëtore, forcimi i shkallës së organizimit të punëtorëve në sindikata, forcimi i orientimit të tyre klasor, përbëjnë garanci që zëri i punëtorëve dhe i shtresave të tjera popullore të mund të forcohet dhe të përballohet me çdo lloj shtrembërimi dhe lente shtrembëruese të sistemit shfrytëzues, duke i hapur rrugën luftës për pushtet dhe ekonomi që i shërbejnë interesave të tyre.

 

ATHINË 9/12/2018                                                       ZYRA E SHTYPIT E K.Q TË PARTISË KOMUNISTE TË GREQISË (KKE)