Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

GRUP EUROPARLAMENTAR I PARTISË KOMUNISTE TË GREQISË

Pyetje për dy të rinjtë e burgosur komunistë ukrainas

Për më shumë se 100 ditë mbahen të arrestuar nga autoritetet ukrainase Sekretari i Parë i Unionit të Rinisë Komuniste Leniniste të Ukrainës, Mikhail Kononovich dhe vëllai i tij Aleksandër, siç denoncon Grupi Europarlamentar i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) në Parlamentin Europian me një Pyetje drejtuar përfaqësuesit të lartë të Politikës së Jashtme të BE-së, Z. Borel. Kjo gjë bëhet me pranimin e BE-së, siç dëshmohet dhe nga përgjigja e tyre më 29/4/22 ndaj Pyetjes së bërë nga Grupit Europarlamentar i PK të Greqisë (KKE), ku u shprehën se «janë të informuar» dhe në konsultim të drejtpërdrejtë pasi «këto mesazhe i komunikohen rregullisht autoriteteve ukrainase».

Ndërsa konflikti në Ukrainë është ende i ndezur me pasoja të pallogaritshme për popullin e saj, të rinjtë komunistë që janë burgosur thuhet se janë subjekt i kushteve të papranueshme të paraburgimit dhe shantazhit. Ndaj dy vëllezërve janë emëruar avokatë nga autoritetet ukrainase dhe tani dilema me të cilën ata përballen është, ose të marrin përgjegjësinë për akuzat që u drejtohen atyre sipas pjesës 1 dhe 2 të nenit 109 të Kodit Penal të Ukrainës dhe të dënohen me 10 vjet burg, ose, të mos i pranojë akuzat dhe të qëndrojë në qeli me burgim të përjetshëm. Qeveria ukrainase, duke shfrytëzuar ligjet antikomuniste dhe dekretet "emergjente", po persekuton komunistët dhe po përshkallëzon antikomunizmin duke shfrytëzuar politikën e BE-së.

Nisur nga sa më sipër, eurodeputeti i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Lefter Nikolau-Alavanos bëri pyetjen e mëposhtme:

«Pyetet Zv/presidenti i Komisionit / Përfaqësuesi i Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikës së Sigurisë të BE:

- Duke marrë parasysh marrëdhëniet e zgjeruara të BE-së me Ukrainën, e cila është një shtet kandidat për anëtarësim në BE, çfarë qëndrimi mbajnë ndaj kërkesës urgjente për lirimin e menjëhershëm e të burgosurve të rinj komunistë dhe për përgjegjësitë që mban BE-ja për rreziqet e mëdha për jetën dhe shëndetin e tyre dhe për të mos vuajtur më nga tortura dhe shantazhet e mëtejshme?

-Duke qenë se Komisioni i BE është në dijeni të përndjekjes dhe për burgimin e tyre të papranueshëm dhe se është duke e «ndjekur nga afër këtë rast», pse deri më sot nuk ka bërë as gjënë më të vogël për lirimin e tyre të menjëhershëm?

 

29.06.2022