Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

1 Maji 2019 në Greqi

Protesta masive për riorganizimin total të lëvizjes sindikaliste punëtore, kundër sindikalizimit të qeverisë dhe punëdhënësve, për fitore të reja të klasës punëtore

Mijëra punëtorë, të papunë, pensionistë, të rinj, gra, emigrantë, bujqë dhe të vetë-punësuarit dhanë prezencë masive dhe militante në tubimet grevore të Ditës së 1 Majit të organizuara në dhjetëra qytete në gjithë Greqinë nga Federatat, Qendrat Punëtore dhe sindikata që bashkohen në Frontin Militant Mbar-punëtorë (PAME).

Me pjesëmarrjen e tyre masive, me banderolat e sindikatave dhe organizatave të tjera masive, me parullat e tyre dhe vendosmërinë e tyre, kundër mashtrimeve të vjetra dhe të reja që kultivon klasa borgjeze dhe partitë që i shërbejë, si p.sh "zhvillimi i drejtë" apo "masa pozitive" dhe "përmirësime gjeostrategjike" të Greqisë dhe kështu me radhë .. Punonjësit në të gjithë Greqinë i dhanë vazhdimsi luftës që kanë bërë gjatë gjithë periudhës së kaluar përballë interesave të grupeve të biznesit, partive politike dhe qeverive të tyre, si dhe ndaj politikës së BE-së. Kërkuan heqjen e ligjeve antipunëtore dhe antipopullore, kthimin e humbjeve të mëdha në të ardhurat e punëtorëve dhe shtresave popullore, për përbushjen e nevojave të tyre bashkëkohore. Me këtë pjesmarje ata i dhanë vazhdimësi betejave të rëndësishme që kanë bërë në sektorë dhe në vendet e punës, kundër xhungël së punës e cila po thellohet dhe forcohet për të siguruar fitimet dhe konkurrencën e kapitalit.

Me reflekse të menjëhershme dhe kundër ndërhyrjes së poshtër imperialiste të SHBA-ve dhe BE-së në Venezuelë, dërguan mesazh të fortë solidariteti internacionalist për popujt që luftojnë, ndaj popujve që gjenden në shënjestrën e imperializmit.

Në komunikatën e saj, Sekretaria Ekzekutive e Frontit Militant Mbar-punëtorë (PAME) përshëndeti pjesëmarrjen masive të mijëra punëtorëve dhe populli në protestën e djeshme grevore të Ditës së 1 Majit. Sindikatat dhe punonjësit me pjesmarrjen e tyre masive gjithashtu i mbyllën gojën intrigave dhe shpifjeve të udhëheqjes mafioze të Konfederatës së Përgjithshme të Punëtorëve të Greqisë (GSEE) dhe ndaj të gjithë atyre që e mbështesin atë, tubimet e së cilës ishin pa pjesëmarrje punëtorësh.

 

   

Tubimi i Frontit Militant Mbar-punëtorë (PAME) në Athinë në momentin e fjalimit qëndror

Tubimi i GSEE në Athinë në momentin e fjalimit qëndror

 

 

DHIMITRIS KUCUBAS: 1 Maji të përbëjë pikënisje për një riorganizim të përgjithshëm të lëvizjes punëtore

Në protestën e grevës së Frontit Militant Mbar-punëtorë (PAME) në Athinë morri pjesë një delegacion i madh nga KQ i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), i udhëhequr nga Sekretari i Përgjithshëm i KQ të saj, Dhimitri Kucuba, i cili deklaroi si më poshtë:  "1 Maji 2019, me një trashëgimi të lavdishme 20-vjeçare të ekzistencës militante të Frontit Militant Mbar-punëtorë (PAME), le të përbëjë një pikënisje për një riorganizim të përgjithshëm të lëvizjes punëtore, kundër sindikalizmit qeveritar - punëdhënës - shtetëror, për fitore të reja të klasës punëtore të atdheut tonë. Dhe sigurisht, për të fituar udhëheqjen e klasës punëtore, përmes aleancës sociale me shtresat e tjera popullore, artizanët e vetëpunësuar, professionistët, shkencëtarë, fermerët - bujqit, të rinjtë, gratë e familjeve popullore, në luftën e tyre kundër monopoleve, kundër shfrytëzimit kapitalist, kundër luftërave imperialiste, për socializëm."



Workers’ May 1 2019 in Greece

 

02.05.2019