Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) në demonstratën anti-NATO-ike në Madrid

Një delegacion i madh i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) mori pjesë në demonstratën e madhe që u realizua kundër NATO-s në Madrid, ditën e Diel më 26/6/2022 në kryeqytetin Spanjoll, në kuadër të Samitit të NATO-s.

Në një bllok të përbashkët dhe militant me Anëtarët e Partisë Komuniste të Punëtorëve të Spanjës (PCTE) ishte edhe delegacioni me shumë anëtarë nga KKE, i përbërë nga shokët drejtues të çdo Organizate Partie dhe të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE), të cilët u dalluan në garën për Mbështetjen Ekonomike të KKE.

Komunistët spanjollë dhe grekë kanë brohoritur në të dyja gjuhët, kundër NATO-s dhe BE-së, kundër luftës imperialiste në Ukrainë: «Në Greqi  dhe Spanjë, popujt bërtasin, të ikin bazat dhe NATO-istët», «NATO dhe Rusia botën e rindajnë, me gjakun e popujve kufijtë i shënojnë», «Lufta është e vetmja rrugë»...

Gjithashtu ndër sloganet anti-NATO-ike, për denoncimin e qeverisë socialdemokrate spanjolle, për nevojën që klasa punëtore që të ngrejë flamujt e vet kundër kapitalizmit, nuk harruan të shprehin solidaritetin e tyre edhe për të rinjtë komunistë të burgosur në Ukrainë, vëllezërit Kononovic, me parullë «Liri për Kononovic-ët» .

 

 

 

 

 

 

 

 

 

28,06,2022