Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) dënon sulmin e SHBA-ve kundër Sirisë

Zyra e Shtypit e KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) lëshoi deklaratën e mëposhtme në lidhje me sulmin e SHBA-ve në Siri:

"Partia Komuniste e Greqisë (KKE) dënon sulmin e SHBA-ve kundër Sirisë, duke përdorur raketa nga anijet amerikane që gjenden në Mesdhe, dhe shpreh solidaritetin e saj me popullin e shumëvuajtur Sirian.

Popujt e dinë mirë se SHBA-të dhe aleatët e tyre, të cilët krijuan organizatat kriminale, të tipit "Al Kaeda" dhe "Shtetin Islamik", shfaqin dhe shfrytëzojnë pretekste të ndryshme për të justifikuar ndërhyrjet dhe luftërat imperialiste në Siri, në Irak, në rajonin e gjerë të Lindjes së Mesme dhe të Afrikës së Veriut, zona të cilat përbëjnë fusha të antagonizmave të acaruara, duke i bërë popujt viktima të tyre. Këtë kanë bërë edhe në të kaluarën.

Zhvillimet konfirmojnë politikën e rrezikshme të qeverisë SYRIZA-ANEL, e cila e lidh thellësisht Greqinë në planet imperialiste, duke vënë në dispozicion ndër të tjera bazën ushtarake në gadishullin e Sudas, baza të tjera ushtarake si dhe infrastrukturë për operacionet e SHBA-ve, NATO-s dhe BE-së në rajon.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) kërkon që të mbyllet tani baza ushtarake e Sudës dhe bazat e tjera ushtarake. Të shkëputet Greqia nga planet dhe luftërat imperialiste".