Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

45 vjetori i revoltës së studentëve të Institutit Politeknik

Demonstrata masive anti-imperialiste jashtë Ambasadës Amerikane në Athinë

Më 17 nëntor 2018, në mbarë Greqinë u organizuan aktivitete për të përkujtuar 45 vjetorin e revoltës së studentëve të Politeknikut dhe të rinisë punëtore të Athinës.

Revolta ishte kulmi i luftës anti-diktatoriale në periudhën e diktaturës ushtarake e cila mbështetei nga SHBA dhe NATO. Shtypja e revoltës ishte e përgjakshme nga junta ushtarake, por kjo ishte dhe fillimi i fundit (më shumë informacione  të detajuara historike mundeni ti gjeni në këtë adresë).

Në Athinë, u zhvillua një demonstrim i madh i cili kulmoi në Ambasadën e SHBA-ve. Veçanërisht masive ishin blloqet  e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) dhe Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE). Përshtypje shkaktoi blloku i përbërë nga ushtarë, të cilët protestuan me slogane "ushtarët janë fëmijët e popullit, jashtë kufijve që nuk kanë punë të shkojnë".

Në demonstratë mori pjesë delegacion i madh i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) i kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm  i KQ të PK të Greqisë, Dhimitri Kucuba, i cili tha për mediat si më poshtë:

"Synimet dhe sloganet e revoltës së Politeknikut, që të ikin bazat ushtarake të vdekjes, për shkëputje nga NATO, për shoqëri me të drejta demokratike, punëtore dhe popullore, mbeten ende sot të paplotësuara. Dhe kjo është arsyeja pse ne vazhdojmë gjer në fitoren përfundimtare, përgjithmonë."

Demonstrata dhe aktivitete të tjera u bënë edhe në qytete të tjera të Greqisë. Në Selanik, demonstrata përfundoi në muret e Konsullatës Amerikane.

 

45th anniversary of the Polytechnic uprising

19.11.2018