Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

GREVË E PËRGJITHSHME PUNËTORE: Përpara nevojat tona dhe jo fitimet e një pakice

Më 28 nëntor, në Greqi u realizua grevë 24-orëshe mbarëkombëtare në sektorin privat. Masiv dhe  militant ishte mobilizimi i grevës nga Federatat Sindikale në Sektorë pune, nga Qendrat Punëtore (bashkime sindikatash rajonale) dhe nga Sindikatat që iu përgjigjën thirrjes së Frontit Militant Mbar-punëtorë (PAME) të cilët marshuan në Athinë dhe në qytete të tjera për nevojat e tyre dhe jo për fitimet e një pakice duke dhënë njëkohësisht përgjigje kundër qeverisë, punëdhënësve dhe udhëheqjes së komprometuar të Konfederatës së Përgjithshme të Greqisë (GSEE), e cila gjatë gjithë kohës së mëparshme vendoste pengesa për dështimin e grevës.

 

Strike [29.11.2018]

 

tubimin e grevës të organizuar nga Federatat, Qendrat Punëtore dhe Sindikatat në Athinë, i pranishëm ishte edhe Sekretari i Përgjithshëm i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Dhimitris Kucubas, i cili bëri deklarata për përfaqësuesit e mediave ku përmendi kërkesat për shfuqizimin e ligjeve anti-punëtore, rivendosjen e marrëveshjeve kolektive të punës, vendosjen e pagës minimale në 751 euro , heqjen e ligjit të papranueshëm që parashikon reduktime të mëtejshme në pensione. Gjithashtu ai kërkojë punë të qëndrueshme dhe të përhershme për të gjithë, rritjen e pagave dhe pensioneve, heqjen e taksave të papranueshme dhe grabitqare ndaj popullit të Greqisë, e tillë si taksa e rëndë për shtëpitë popullore (ENFIA). Gjithashtu, ai kërkoi që të mos ketë asnjë përfshirje të Greqisë në planet e rrezikshme të NATO-s.

 

29.11.2018