Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Forcojmë KKE në zgjedhjet e Majit 2019, për Bashki dhe Prefekturë, duke votuar flet-votën «Laiki Sispirosi»

Më 26 maj 2019, në Greqi, së bashku me zgjedhjet për Parlamentin Europian, do të mbahen edhe votimet për zgjedhjen e autoriteteve për Bashkitë dhe Prefekturat. Pra, këto zgjedhje do të janë të trefishta dhe punonjësit me flet-votat e tyre duhet të votojnë në tre kuti votimi.

Në Greqi, në mënyrë tradicionale, në zgjedhje lokale (për Bashki dhe Prefekturë) partitë politike nuk nxjerrin fletëvotimi me emrat e tyre, edhe pse kandidatët dhe listat e tyre elektorale kanë mbështetje të qartë nga partitë politike. Partitë borgjeze kërkojnë që t’i paraqesin kandidatët e tyre me tituj të ndryshëm, si "të pavarur" dhe "ekspertë" për zgjidhjen e çështjeve lokale, për të menaxhuar siç duhet sistemin e "vet-menaxhimit lokal".

Në kundërshtim me të gjithë këtë propagandë borgjeze, Partia Komuniste e Greqisë (KKE) thekson se autoritetet lokale që do zgjidhen në 26 Maj janë pjesë e administratës shtetërore, pra, zgjedhjet lokale nuk janë "diçka tjetër" veçse plotësisht të integruara në debatin e përgjithshëm politik. Partia Komuniste e Greqisë (KKE) merr pjesë me lista elektorale me të njëjtin emër dhe sigël në të gjitha Prefekturat dhe Bashkitë, me titullin "Laiki Sispirosi" dhe simbol Karafilin e kuq.

KKE i bën thirrje punonjësve, të papunëve, bujqve, artizanëve, pensionistëve, të rinjve dhe të rejave për të shkuar së bashku në zgjedhjet për Parlamentin Europian, në zgjedhjet për Bashkitë dhe Prefekturat.

Dilema e vërtetë që del përpara popullit edhe për zgjedhjet lokale, është një: Do të vazhdojmë në të njëjtën rrugë, të sistemit të kalbur shfrytëzues, që është sprovuar që sjellë vuajtje të reja dhe shkatërrime, apo, do të kundërsulmojmë kudo në mënyrë masive dhe të fuqishme, që më në fund të hapet rruga jonë për të përmbushur nevojat moderne sociale?

Administratat e Bashkive dhe Prefekturave, si në duart e partisë socialdemokrate në pushtet SYRIZA, ashtu dhe në duart e "opozitës" së forcave të tjera borgjeze, zbatuan dhe mbështetën udhëzimet e qeverisë dhe të BE-së për forcimin Administratës Lokale si mbështetëse e grupeve të biznesit, si mekanizma të politikës antipopullore dhe të taksave barbare për popullin.

KKE nënvizon se vetëm forcat e "Laiki Sispirosi", si të ishin në krye të Bashkive (si në periudhat e mëparshme ku kishte 5 Bashki, të Patrës, të qytetit të tretë më të madh në Greqi, por edhe në Kesariani, Petrupoli, Haidhari, dhe ishullin e Ikarias) si të mos ishin në krye të bashkive, forcat tona veprojnë si një opozitë e vërtetë popullore. Komunistët si kryetarë Bashkie, këshilltarë bashkiakë dhe në Prefektura, me "Laiki Sispirosi", në 5-vjeçararin e kaluar, luftuan për kërkesat e lëvizjes punëtore - popullore, kundërshtuan të gjitha krahët e politikës antipopullore të qeverive dhe BE-së, u përplasën me pronarët. Me shumë protesta masive kërkuan zgjidhje për problemet e popullit, u fituan disa të drejta, i dhanë popullit frymë dhe kurajë.

Kandidatët e "Laiki Sispirosit", të flet-votës së mbështetur nga KKE në gjithë Greqinë, janë militantë të sprovuar të lëvizjes punëtore, të grupimeve radikale të fermerëve dhe artizanëve, të shkencëtarëve, grave dhe të rinisë.

Me flet-votën e "Laiki Sispirosi" të mbështetur nga KKE, populli mundet t’i përgjigjet sulmit të unifikuar që i bëhet jetës dhe të drejtave tij nga kapitali dhe qeveritë e tij, nga Bashkimi Europian dhe nga mbështetësit e këtyre që janë Bashkitë dhe Prefekturat. Mundet që të forcojë polin e vetëm të rezistencës dhe të perspektivës për popullin, kundër dy-poleve SYRIZA-ND, të cilat krijohen për ta manipuluar pakënaqësinë popullore. Me një KKE të fortë kudo, populli bën të mundur të vendosë pengesa, të vonojë ardhjen masave antipopullore, për të kërkuar marrje masash për lehtësimin e familjeve popullore, të hapi rrugën për të imponuar ndryshime radikale, për të jetuar më mirë.

KKE i bën thirrje popullit të mos kërkojë të gjejë dallime mes elitës së partive borgjeze në Bashkitë dhe Prefektura të cilat do të zbatojnë të njëjtën politikë. Populli të bëjë dallimin e vërtetë, duke i dhënë forcë zërit të tij.