Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Delegacion i KKE në Havanë

Solidariteti ndërkombëtar ndaj Kubës është i vlefshëm

U kthye në Athinë nga Kuba Delegacioni i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) i përbërë nga Jorgo Marinos, anëtar i Byrosë Politike të KQ të KKE, Elisheo Vagenas, anëtar i KQ dhe Përgjegjës i Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të KQ të KKE dhe Aris Evagelidhis, anëtar i Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të KQ të KKE.

Delegacioni i KKE, i cili ndodhej në Havanë nga dita e Mërkurë 13/7 deri në mbrëmjen e ditës së Shtunë 16/7 pas ftesës së bërë nga Partia Komuniste e Kubës, pati një sërë takimesh me zyrtarë partiakë, shtetërorë, sindikalë dhe rinorë të Kubës.

Konkretisht, delegacioni i KKE u takua me Roberto Morales Ojeda, anëtar i Byrosë Politike të KQ të PK të Kubës, përgjegjës për çështjet organizative dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.

Gjithashtu, delegacioni u takua me Carlos Fernandez de Cosio, zëvendësministër i Jashtëm i Kubës.

Takime të shumta pati me përfaqësues të delegacion të Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të KQ të PK të Kubës të kryesuar nga Angel Arzuaga, koordinator i Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të PK të Kubës dhe Juan Carlos Marzan, zëvendës koordinator i Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare.

Delegacioni i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) gjithashtu u takua edhe me një delegacion të Rinisë Komuniste të Kubës, me Konfederatën e Përgjithshme të Punëtorëve të Kubës, vizitoi qendrën kërkimore "Finley", ku u krijuan 2 nga 4 vaksinat kubane kundër koronavirusit (soberana2 dhe soberana plus ), ndërsa, pavarësisht orarin e dendur të takimeve delegacioni i KKE pati mundësinë të vizitonte bizneset dhe lagjet e kryeqytetit të Kubës, si dhe qendrën «Fidel Κastro».

Roberto Morales Ojeda: «Partia Komuniste e Greqisë (KKE) është një mike e qëndrueshme e Kubës kundër bllokadës amerikane»

Anëtari i BP të KQ të Partisë Komuniste të Kubës, Roberto Morales Ojeda, iu referua takimit që pati me delegacionin e KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) të kryesuar nga Jorgo Marinos, anëtar i BP të KQ të KKE, në rrjedhën e zbatimit të vendimeve të Kongresit të 8-të të PK të Kubës, i cili u zhvillua në prill 2021 dhe vendosi tre detyrat kryesore të partisë: luftën për paqen, betejën ekonomike dhe stabilitetin ideologjik, mes të një situate të komplikuar kombëtare, e cila është shkaktuar nga intensiteti i bllokadës ekonomiko-tregtare nga qeveria e SHBA-ve, e cila prek drejtpërdrejt familjet kubane me shfaqjen e mungesës së karburantit dhe energjisë elektrike.

Ai falënderoi Partinë Komuniste të Greqisë (KKE) për solidaritetin dhe mbështetjen ndaj Kubës dhe vërtetoi përsëri rëndësinë e madhe që PK e Kubës i kushton Takimit të 22-të Ndërkombëtar të Partive Komuniste dhe Punëtore, i cili do të mbahet në Havanë në Tetorin e ardhshëm, në mes të krizës ekonomike ndërkombëtare të përkeqësuar nga Covid-19, dhe fushatave mediatike të orkestruara nga imperializmi amerikan kundër ideve socialiste dhe veçanërisht kundër Revolucionit Kuban.

Nga ana e tij, J. Marinos theksoi në veçanti solidaritetin e qëndrueshëm të KKE për Kubën, për popullin e saj dhe PK të Kubës dhe përmendi disa shembuj të ndryshëm nga lufta për heqjen e bllokadës së papranueshme dhe kriminale që i bëhet Kubës nga SHBA-të. Për më tepër ai informoi edhe për situatën në Greqi, për problemet e punëtorëve, për shkak të politikave të ndjekura si nga qeveria e ND, ashtu edhe nga qeveria e mëparshme socialdemokrate e SYRIZA dhe iu referua gjerësisht luftës që kryen Partia Komuniste e Greqisë (KKE). J. Marinos iu referua gjithashtu edhe luftës imperialiste në Ukrainë, mobilizimeve të mëdha që po ndodhin në Greqi kundër përfshirjes në të, si dhe rreziqeve të përgjithësimit të luftës, apo shfaqjes së vatrave të reja të luftës, në kuadrin e antagonizmit imperialist. Anëtari i BP të KQ të KKE iu referua luftës së komunistëve të Greqisë kundër shtrenjtësisë, papunësisë dhe problemeve të tjera popullore me të cilat po përballen punëtorët për shkak të mënyrës kapitaliste të prodhimit, si dhe betejave të mëdha shoqërore që po zhvillohen, me kontributin e rëndësishëm të KKE, e cila punon në drejtim të rindërtimit të lëvizjes sindikale dhe formimit të aleancës shoqërore të klasës punëtore me shtresat e tjera popullore të qytetit dhe të fshatit me orientim kundër monopoleve dhe kapitalizmit. _

 

22.07.2022